Një nga momentet më të diskutuara të edicionit aktual të spektaklit televiziv ‘Ferma VIP’ ishte padyshim droni që iu dërgua këngëtares Soni Malaj. Ky gjest menjëherë ngjalli një mori spekulimesh në rrjetet sociale, ku shumica aluduan se pas kësaj surprize romantike fshihej kantautori Flori Mumajesi.
Megjithatë, gazetari Elton Tozaj ka hedhur dritë mbi këtë mister, duke sugjeruar se realiteti mund të jetë diametralisht i kundërt me atë që është përfolur deri më tani. Gjatë një deklarate të fundit, Tozaj ka zbuluar se droni nuk ishte një dhuratë nga Flori Mumajesi, por një nismë e vetë produksionit të emisionit.
“Dronin nuk ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, ka pyetur retorikisht gazetari, duke vënë në dyshim logjikën e aludimeve.
Ky pohim ka ndezur menjëherë një debat të fortë në platformat online. Për javë të tëra, publiku ishte bindur se surpriza kishte lidhje me Flor Mumajesin, duke marrë parasysh marrëdhënien e tyre të njohur ndër vite dhe interpretimet simbolike që shumë ndjekës i bënë ngjarjes.


