Showbiz

Zbulohet data, dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e vitit në shoubizin botëror po ndodh më shpejt nga sa pritej.

Sipas një raportimi ekskluziv nga e përditshmja e njohur italiane “La Repubblica”, ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, do t’i japin fund beqarisë këtë fundjavë, pikërisht mes datave 5 dhe 7 qershor.

Gjithçka është organizuar në fshehtësi të plotë, pasi fillimisht përflitej për një datë tjetër, por çifti ka vendosur ta ndryshojë planin duke e afruar ceremoninë për ditët në vijim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lokacioni i përzgjedhur është Bagheria, një qytet historik dhe përrallor i rrethuar nga arti, që ndodhet në periferi të Palermos, në Sicili të Italisë.

Ceremonia kryesore e martesës do të zhvillohet në ambientet mbresëlënëse të “Villa Valguarnera”, një rezidencë historike magjepsëse e shekullit XVIII.

Për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve VIP, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe hermetizëm total, ku vetëm dy katet e suajtave të hotelit luksoz me pesë yje “Rocco Forte” janë rezervuar tërësisht për këtë ngjarje.

Makineria organizative tashmë është në punë e sipër në Sicili për të pritur të ftuarit ilustrë, ndërsa detajet po mbahen me diskrecionin më të madh. Ky hap i rëndësishëm vjen pas një romance intensive dhe mjaft të komentuar mes këngëtares dhe aktorit, të cilët kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë në mbarë botën.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *