Siguria

Zbulohen emrat e dy të dyshuarve për therjen me thikë të 15-vjeçarit në Drenas

Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën te Stacioni i Autobusëve në Drenas, ku një 15-vjeçar u ther me thikë nga dy persona dhe pësoi lëndime të rënda. Personat e dyshuar tashmë janë identifikuar dhe kanë përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Pristina Post.

Sinjali ka mësuar se dy të dyshuarit që janë përfshirë në këtë rast janë G.Saliuku, 18-vjeçar dhe 17-vjeçari I.Ç.

Dy të dyshuarit janë dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Polici, ku edhe janë intervistuar lidhur me ngjarjen.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërsa viktima, i mituri që u ther po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të plagëve serioze që mori në shpinë dhe në kokë.

Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pristina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *