Showbiz

Xhuliana Nura nga spitali: Kombi mbi familjen në Marshin për Liri

Xhuliana Nura, e cila aktualisht ndodhet në spital në Zvicër duke pritur lindjen e binjakëve, ka dërguar një mesazh emocionues për mbështetje të “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë. Ky marshim i rëndësishëm synon të shprehë solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përballë procesit gjyqësor në Hagë, duke përfshirë figura si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Pavarësisht mungesës fizike, Nura ka ndarë emocionet e saj me publikun përmes rrjeteve sociale. Një video e publikuar në InstaStory e shfaq atë duke u emocionuar teksa ndjek pamjet e qytetarëve që mblidhen për të mbështetur kauzën e lirisë.

“Sot nuk ka rëndësi se cilës parti i përkisni. E rëndësishme është të ndiheni shqiptar dhe të respektoni gjakun e derdhur për lirinë që gëzojmë sot”, ka deklaruar Nura, duke theksuar nevojën për unitet kombëtar përtej dallimeve politike. Ajo ka shprehur keqardhje që nuk mund të marrë pjesë fizikisht, duke theksuar parimin “Kombi vjen para familjes”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në një komunikim të dytë, Nura ka vënë në dukje pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke theksuar se sakrificat e saj kanë dëshmuar drejtësinë e kauzës shqiptare para botës. “Kjo datë tregon se ne jemi të pastër; lufta jonë ka qenë vetëm për mbrojtjen e familjeve tona dhe për të jetuar të lirë”, ka shtuar ajo.

Nura ka apeluar që çështja të mos politizohet, por të respektohet çdo sakrificë e bërë për lirinë e vendit. “Çdo gjak që është derdh duhet të respektohet dhe vlerësohet, pavarësisht partisë që përfaqëson”, ka përfunduar ajo.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *