Showbiz

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend – Ja kur merret vendimi për dënimin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018.

Aktakuza për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është refuzuar për shkak të parashkrimit. Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, sqaroi se Sveçla u shpall fajtor për aktivizimin dhe hedhjen e bombolës së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës dhe duke detyruar deputetët të evakuojnë ambientin.

Vendimi për dënimin e Sveçlës, pas shqyrtimit të rrethanave lehtësuese dhe rënduese, do të merret më 8 shtator në orën 09:00. Ministri Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Laur Prenaj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në këtë rast, akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku, ndërsa procedura për Sveçlën ishte veçuar nga ajo e të pandehurve të tjerë. Prokuroria, për shkak të parashkrimit, hoqi dorë nga ndjekja penale për veprën e pengimit të personit zyrtar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *