Ish-kampioni botëror i boksit, Wladimir Klitschko, ka reaguar për herë të parë publikisht pas lajmit të papritur për vdekjen e ish-partneres së tij dhe nënës së vajzës së tyre, aktores së njohur Hayden Panettiere. Aktorja, e cila u bë e famshme për rolet e saj në seriale si “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat e serisë “Scream”, ndërroi jetë në moshën e re, 36-vjeçare.
Sipas raportimeve policore, shërbimet e urgjencës u njoftuan për një rast mjekësor në një banesë në Greenville, South Carolina, ku u gjet një grua në arrest kardiak. Hetimet fillestare nga autoritetet nuk kanë zbuluar shenja të veprimtarisë kriminale apo rrethana të dyshimta që lidhen me vdekjen e saj.
Klitschko, i cili ka vajzën Kaya me Panettiere, shprehu dhimbjen e thellë që po përjeton familja. Ai e përshkroi aktoren si një person të veçantë, e cila, edhe pse nuk ishte më partnerja e tij, mbeti gjithmonë një pjesë thelbësore e jetës së tij. Një nga momentet më prekëse të deklaratës së tij ishte lidhur me vajzën e tyre.
Boxeri gjithashtu siguroi se do të bëjë çmos që Kaya të ruajë kujtimin e respektueshëm të nënës së saj dhe të njohë personalitetin e vërtetë të Hayden Panettiere. Familja ka bërë thirrje për privatësi dhe respekt gjatë kësaj periudhe të vështirë zie.


