Lajmet e Fundit

Vulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Matin Vulaj, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për Kosovën ekziston konsensus i gjerë politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Info Magazine”, ai theksoi se pavarësisht polarizimit të theksuar politik në SHBA dhe në Evropë, mbështetja për Kosovën vazhdon të jetë e përbashkët për të dy partitë kryesore amerikane.

“Edhe në këtë kohë polarizimi në ShBA dhe në Evropë, Kosova mbetet një fushë në të cilën të dy partitë mund të punojnë së bashku. Arsyeja kryesore është se mbështetja për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO janë në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Vulaj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ai tha njëherësh, se kjo mbështetje është dëshmuar ndër vite, duke përfshirë periudha të ndryshme qeverisjeje në ShBA.

“Kemi parë mbështetje si për pavarësinë, ashtu edhe për njohjen reciproke, nga të dy partitë. Kjo ka vazhduar në administrata të ndryshme, përfshirë administratën Trump I dhe administratën Biden, dhe vazhdon edhe sot, sepse është një linjë e interesave të SHBA-së”, theksoi Vulaj.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *