TRIK TRAVEL
Sipas raportimeve të N1, duke cituar Ivica Daçiq, gjatë kontrollit të një automjeti në pikën e kontrollit në Lipniçki Sor, në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Bosnjës, policia ndaloi një “Mercedes” me targa të Tutinës ku ndodheshin dy persona.
Sipas këtij mediumi, Daçiq ka deklaruar se gjatë daljes nga vetura, një person qëlloi me pistoletë, duke e plagosur policin Nikolla Kërsmanoviq (34-vjeçar) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50-vjeçar) në shpatull, pas së cilës sulmuesi iku.
TRIK TRAVEL
Policia serbe ka gjetur në vendngjarje pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit (33-vjeçar) dhe një letërnjoftim gjerman.
MPB e Serbisë ka publikuar fotografinë e Hajrizit./Prishtina Post
TRIK TRAVEL
        