Lajmet e Fundit

Interesim i jashtëzakonshëm këtë vit në Programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Arberie nagavci

📚Interesim i jashtëzakonshëm këtë vit në Programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

🎓Sot është mbyllur afati për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës. Bazuar në të dhënat e UP-së, këtë vit ka një interesim të madh për ta zënë një vend si student në Programin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Shqipe.

🟢Në vitin e ri akademik në Programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe do të pranohen gjithsej 120 studentë apo 60 studentë në secilin drejtim. Deri në ora 16:00 në Programin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 137 studentë (85% më shumë se vitin e kaluar), kurse në Programin Letërsi Shqipe kanë aplikuar 102 studentë (94% më shumë se vitin e kaluar).

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

👩🏼‍🎓👨🏼‍🎓Interesimi për këto drejtime është shtuar për shkak se për herë të parë MASHTI do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në këto programe. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student.

✨Jemi shumë të lumtur që tashmë është rritur interesimi për këto Programe dhe nuk rrezikohet mbyllja e tyre. Mbështetja jonë për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe do të vazhdojë edhe përmes nismave tjera.

Suksese!🍀

Shkruan në llogarinë e saj në Facebook ministria e arsimit transmeton Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *