Showbiz

Votimi me postë nis më 21 maj: KQZ sqaron procedurat dhe njofton votuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i votimit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit do të fillojë katër ditë më herët se planifikuar, pra më 21 maj.

Ky ndryshim daton pas njoftimit nga kompania kontraktore për shërbime postare, DHL, e cila ka informuar se për shkak të një feste zyrtare, më 25 maj 2026, shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të jenë funksionale. Si pasojë, periudha 22-26 maj do të jetë pa shpërndarje dhe pranim të dërgesave.

KQZ ka përgatitur pakot me fletëvotime për të gjithë votuesit e regjistruar që kanë zgjedhur këtë metodë votimi. Deri më tani, një numër i konsiderueshëm i këtyre pakove janë pranuar nga shërbimet postare dhe pritet të shpërndahen në adresat e votuesve ditët në vijim.

Për të lehtësuar procesin, KQZ ka sqaruar votuesit se po marrin njoftime (SMS ose e-mail) nga DHL, të cilat përmbajnë një kod unik për gjurmimin e dërgesës. Ky kod u mundëson votuesve të monitorojnë vendndodhjen e pakos së tyre.

Për më tepër, njoftimet nga operatori ekonomik ofrojnë mundësinë që votuesit të zgjedhin nëse duan ta marrin dërgesën në adresën e tyre personale apo ta tërheqin vetë nga pika më e afërt e DHL-it.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *