Violetë Kukaj, këngëtarja e njohur shqiptare, po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e pandashme e festave dhe ahengjeve familjare, shpeshherë e shoqëruar edhe nga vajza e saj, Njomza. Përtej performancave muzikore dhe atmosferës që ajo krijon, Kukaj ka sjellë dy elemente të veçanta që po marrin vëmendjen dhe po kthehen në trende të reja në dasmat dhe kremtimet shqiptare.
Një nga këto detaje të veçanta është dhurimi i një buqete me lule nga ana e këngëtares për nusen. Ky gjest, që tashmë është kthyer në një traditë gjatë performancave të saj, krijon një moment të ngrohtë dhe personal, duke shtuar një emocion të veçantë në ditën më të rëndësishme të çiftit.
Tjetër traditë që po lidhet fort me Violetë Kukajn është interpretimi simbolik i një prej këngëve të saj. Gjatë këngës, ajo fton vjehrrën e nuses që të thyejë një gotë, një veprim që simbolizon bereqetin dhe prosperitetin e shtëpisë së re. Ky moment kthehet në një pikë kulmore të mbrëmjes, duke bashkuar traditën me performancën artistike në mënyrë unike.


