Showbiz

Video virale me AI për Ramën, ja si reagon kryeministri i Shqipërisë

Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive si shenjë pakënaqësie ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit, Ishullit të Sazanit dhe Lagunës së Nartës.

Kjo zonë bregdetare përbën një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë, përfshirë flamingot, të cilët janë shndërruar edhe në simbol të protestave që po zhvillohen në Tiranë.

Në këtë kontekst, qytetarët kanë krijuar një video me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i veshur me fund, taka dhe sytjena, me simbolin e flamingos.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ndërsa Rama ka reaguar me ironi duke e rishpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin: “Kush e ka bërë, hallall.

Na falni per vonesen, po po numeroja sa ishim dje.

Çudi si nuk me dolen 2000.

Sic tha nje miku im:” Kce tash f*** ****h

Hahahahahhahahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahha”.

Kujtojmë se kryeministri Rama e ka mbështetur projektin, i cili është kundërshtuar nga qytetarë dhe aktivistë përmes protestave masive në Tiranë gjatë javës së fundit.

Kompleksi turistik bregdetar është planifikuar nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Projekti përfshin ndërtimin e hoteleve në ishullin e pabanuar të Sazanit dhe në zonën e mbrojtur bregdetare të Vjosa-Nartës, një lagunë që është habitat për flamingot, fokat dhe vend folezimi për breshkat e detit në komunitetin jugor të Zvërnecit.

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *