Lajmet e Fundit

Vendimi për të dyshuarin e akuzuar për vrasjen e gruas së tij është marrë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit D.Zh., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë”.

I pandehuri D.Zh., dyshohet se më 31 korrik të këtij viti, në shtëpinë e tij, me dashjë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, ku sipas gjykatës, i njëjti e kishte kapur për koke të ndjerën dhe e ka përplausr në shkallët e betonit.

“Me datë 31.07.2024 rreth orës 21:15min, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, përkatësisht në shtëpinë e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten e tij, përkatësisht tani të ndjerën M.ZH”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

I pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK  dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin për caktimin e paraburgimit, duke thënë se nëse i pandehuri D.Zh., gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i  pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afatgjatë,  po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarëandaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *