Showbiz

Vëllezërit Veshaj Ndalojnë Heshtjen: Investimi në Zvërnec, Përfitim për Vlorën

Vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj, kanë reaguar për herë të parë pas spekulimeve dhe debateve të shumta lidhur me qëndrimin e tyre rreth projektit të planifikuar në Zvërnec. Dyshja ka dalë hapur duke mbrojtur investimin, duke deklaruar se ata besojnë plotësisht se ky projekt do të sjellë përfitime për qytetin e Vlorës.

Donald Veshaj theksoi se banorët e Vlorës e dëshirojnë këtë investim dhe se nuk ka arsye për diskutim në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit, të cilët sipas tij, janë qartazi pro projektit. Këto komente vijnë pas disa ditësh ku publiku kishte ngritur pikëpyetje mbi heshtjen e tyre përballë investimeve amerikane.

Në një bisedë me disa personalitete të njohura të Vlorës, të cilët u shprehën për emisionin “Më lër të mbaroj”, Donald Veshaj u shpreh: “Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjat nuk e ka dëgjuar njeri”. Ky reagim synon të sqarojë pozicionin e tyre dhe të vë në dukje rëndësinë e dëgjimit të zërit të banorëve vendas.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *