Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar listën e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 7 qershor. Në mesin e emrave të nominuar është edhe Valon Peci, vëllai i kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe ish-ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, Faton Peci.
Valon Peci do të garojë për një vend në Kuvendin e Kosovës si pjesë e listës së Vetëvendosjes, i propozuar nga platforma politike Guxo. Ai është pozicionuar në vendin e 72-të në listën zgjedhore që përmban gjithsej 110 kandidatë.

