Lajmet e Fundit

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Memedi: Do të ketë përgjegjësi dhe sanksione

Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe.

Memedi thotë se humbja e vogëlushes, Ruja Sulisi është tragjedi, teksa premton se do të ketë dhe përgjegjësi.

“Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe!
Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua. Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën. Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja. Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet. Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën. Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër! Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi! Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit!
Koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar Memedi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kujtojmë se prindërit e vajzës tashmë të ndjerë akuzuan mjekët për vdekjen e vajzës pasi siç deklaruan ata nuk e kanë pranuar në trajtim disa herë radhazi, duke e parë se vajza ka pasur gjendje të rëndëuar shëndetësore./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *