Showbiz

Vajzat e Shyhrete Behlulit, Njomza dhe Engjëllusha, pushtojnë rrjetet sociale me paraqitjen e tyre

Njomza dhe Engjëllusha Salihu, dy vajzat e njohura të këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli, kanë bërë bujë së fundmi në rrjetet sociale me një fotografi të publikuar nga një lokal.

Dyshja ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të publikut me paraqitjen e tyre të kuruar deri në detaj. Pamja e tyre e përbashkët, ku duken mjaft të ngjashme, ka marrë komente pozitive dhe komplimente të shumta nga ndjekësit.

Ndryshe, lajmi për Engjëllushën ka qenë edhe më emocionues, pasi ajo së fundmi zbuloi se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një djali, duke shtuar kështu gëzimin në familjen Salihu.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *