E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Vajza urinon në shtrat”, arsyeja që e mbajti në Britani shqiptarin e dënuar për drogë

Një shtetas shqiptar që ishte dënuar për përfshirje në vepra të rënda penale ka arritur të qëndrojë përkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje ligjore ku në qendër ishte gjendja emocionale e vajzës së tij.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Shpresim Koka, i cili kishte argumentuar para gjykatës se largimi i tij nga Britania do të kishte pasoja të rënda për vajzën e tij, e cila përballet me probleme emocionale dhe kishte nevojë për mbështetje profesionale.

bazuar në dokumenteve gjyqësore, vajza e tij kishte pasur vështirësi të theksuara gjatë periudhës kur ai ndodhej në burg, përfshirë edhe probleme me urinimin e pavullnetshëm gjatë natës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Koka kishte hyrë në Britani në vitin 2001, kur ishte 14-vjeçar, duke deklaruar se kishte ardhur si refugjat nga Kosova. Në vitin 2017 ai ishte dënuar me 21 muaj burg për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave që lidhej me trafik të drogës.

Pas përfundimit të dënimit, autoritetet britanike kishin nisur procedurat për largimin e tij nga vendi, por ai më vonë ishte dënuar sërish, kësaj radhe me tre vjet burg për trafikim kokaine.

Në shkurt të vitit 2025, një gjykatë për çështje të emigracionit kishte vendosur kundër dëbimit të tij, duke vlerësuar se largimi do të sillte pasoja të rënda për vajzën e tij.

Megjideklaroitë, Ministria e Brendshme britanike e kishte kundërshtuar këtë vendim dhe së fundmi një gjyqtar ka vendosur ta rrëzojë atë, duke konstatuar se vendimi i mëparshëm kishte përmbajtur gabime në interpretimin dhe zbatimin e ligjit.

Çështja pritet të vazhdojë përmes procedurave të mëtejshme ligjore në lidhje me qëndrimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *