Lajmet e Fundit

U kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, ylli i Bayern Munich arrestohet nga policia gjermane

Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane për shkak se është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Incidenti ndodhi në Munich rreth orës 2:15 pasdite kur Davies u ndal nga policia lokale teksa ishte duke vozitur një Lamborghini Urus.

Sipas raportimeve të fundit, një test i alkoolit që iu bë lojtarit bëri me dije se niveli i alkoolit në gjakun e Davies kishte kapur nivelin e 0.7 gram për litër, që është mbi limitin e lejuar në Gjermani për ata që vozisin vetura.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Si rezultat i këtij veprimi, Davies mori një gjobë prej 500 eurosh dhe iu mor leja e drejtimit të makinës për një muaj.

GdkP8cIX0AAWEpA 819x1024

Ky dënim vjen si rezultat i rregullave strikte në Gjermani sa i përket atyre që vozisin në gjendje të dehur, ku varësisht nga niveli i alkoolit dënimi mund të jetë edhe më i ashpër.

Teksa ky rast mund të sjellë vëmendje jo të mirë tek reprezentuesi kanadez, nga Bayerni nuk kanë komentuar ende publikisht në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se Davies ka qenë një ndër lojtarët më të përmendur së fundmi në botën e futbollit, ku ka pasur thashetheme për një largim të tij në drejtim të Real Madridit.

Kontrata e Davies me Bayernin skadon në vitin 2025 dhe nëse palët nuk arrijnë së shpejti një marrëveshje për rinovimin e saj, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm./PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *