Formate Figurë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti. Ajo ka shpjeguar se LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të shohë pozicionin e saj. “LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd. Dukshëm, vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK do të ofrojë iniciativën e vet politike dhe do të shikojë se ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini. Ajo ka drejtuar kritika ndaj Kurtit, për të cilin tha se nuk e di as çka është Kushtetuta. “E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarët nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo Lajmet e Fundit

LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti. Ajo ka shpjeguar se LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të shohë pozicionin e saj. “LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd. Dukshëm, vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK do të ofrojë iniciativën e vet politike dhe do të shikojë se ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini. Ajo ka drejtuar kritika ndaj Kurtit, për të cilin tha se nuk e di as çka është Kushtetuta. “E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarët nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo

· 2 vjet

Të gjitha lajmet

Kulturë

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐋𝐥𝐚𝐝𝐫𝐨𝐯𝐜𝐢: 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐧ë 𝐞 𝐕𝐮ç𝐚𝐤𝐮𝐭 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐥𝐚𝐬𝐡𝐭ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐳𝐞𝐦𝐫ë𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar punimet në Kalanë e Vuçakut, të filluara më 2017, ku ka takuar arkeologun Sami Haziraj me ç’rast u informua…

Nga · · 3 min lexim