Showbiz

Tronditet Kosova: Laurent Krasniqi, ish-banor i BBVK dhe TikToker i njohur, ndahet nga jeta në një aksident tragjik

Lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Laurent Krasniqit, ish-banor i njohur i “Big Brother VIP Kosova 3” dhe njëherësh figurë e dashur e rrjeteve sociale, ka shokuar opinionin publik në Kosovë. Krasniqi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe mijëra ndjekësit e tij.

Laurenti ishte bërë i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por edhe për aktivitetin e tij të gjallë në platformën TikTok. Natyra e tij e çiltër dhe energjia pozitive që transmetonte e bënë atë një personazh të dashur për shumë.

Pas publikimit të këtij lajmi tragjik, ish-banorë të tjerë të “Big Brother VIP Kosova” kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale. Eduart Kuçi, i njohur si Edi, ka postuar një fotografi të Laurentit, duke i shkruar: “Jam pa fjalë, shoku jem ishallah në xhenet.”

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Iliriana Sadriu ka reaguar po ashtu me trishtim: “S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes 😭🤲🏻”. Ndërsa Xheneta Fetahu ka dedikuar fjalë emocionuese: “Me dhimbje të madhe në zemër po i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së shokut tim, Laurentit. Laurent, largimi yt më ka prekur thellë… Unë nuk kam me t’i harruar kurrë të mirat që m’i ke bërë, sidomos në ditën time më të keqe…”

Edhe Gresa Gashi ka shprehur pikëllimin e saj me fjalët: “M’a kpute shpirtin o Laurent.” Mesazhet e shumta të ngushëllimit nga figura publike, miq dhe ndjekës dëshmojnë për respektin dhe dashurinë e madhe që Laurent Krasniqi gëzonte. U prehtë në paqe.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *