Lajmet e Fundit

Tre mjekë vdiqën në aksidentin e sotëm në Maqedoninë Veriore

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në rrugën Prilep – Manastir kanë vdekur tre mjekë, një radiolog, gjinekologu dhe teknologe radiologjike. shkruan Prishtina Post

Për vdekjen e tyre përmes rrjeteve sociale ka njoftuar edhe Lidhja e praktikantëve dhe mjekëve të rinj.

“Dr. Aleksandar Risteski, radiologu i njohur, spec. gjinekologu dr. Nikolla Vasileski dhe radioteknologia Fançe Jovanoska kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm duke ardhur nga vendet e tyre të punës nga Prilepi. Ekipi drejtues dhe i gjithë stafi i spitalit ‘Plodnost’ e pritën me mosbesim gjatë ditës së sotme lajmin dhe me pikëllim të thellë shprehin nderimet për kolegët që humbën jetën”./Prishtina Post

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
462003233 1106540237764261 4964463659258197626 n 1024x1012

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të kolegëve tanë për humbjen e parakohshme të anëtarëve të tyre. Secili prej tyre kishte vendin e vet të veçantë në spitalin tonë dhe në zemrat tona. Dr. Aleksandar Risteski ishte një markë më e mirë në radiologjinë e Maqedonisë, por edhe në botë. Krahu i djathtë dhe bashkëpunëtorja e tij, teknologia radiologjike Fançe Jovanoska, ishte pjesë e pandashme e Departamentit të Diagnostifikimit me rreze X. Spec. gjinekologu dr. Nikolla Vasileski prej vitesh ishte pjesë e ekipit gjinekologjik të mjekëve në spitalin tonë. Spitali ‘Plodnost’ denjësisht do t’i kujtojë gjithmonë veprat e tyre, por edhe buzëqeshjen, fjalët e ngrohta dhe zemrat e hapura gjithmonë për pacientët dhe kolegët. Kontributi i tyre do të mbahet mend përgjithmonë dhe do të gdhendet në historinë e mjekësisë”, tha Tashe Trpçevski, menaxher i spitalit ku kanë punuar mjekët./Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *