Lajmet e Fundit

Tragjedi në Vlorë: Zjarri në hotel lë një vajzë në rrezik jete, djegie pothuajse 100% të trupit

Një zjarr i rënë në një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë ka lënë gjashtë persona të dëmtuar, ku një vajzë e re është në gjendje kritike për jetën pasi ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pesë prej tyre janë transferuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka shpjeguar se gjendja e pacientëve në momentin e mbërritjes ka qenë tepër emergjente.

Sipas mjekut, tre persona kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar si pasojë e kërcimit nga kati i dytë i hotelit për t’i shpëtuar flakëve. Dy nga këta pacientë janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, kurse tre të tjerë në repartin e djegieve pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT). Një pacient tjetër vijon trajtimin në repartin e Kirurgjisë në Vlorë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pacientja në gjendje më të rëndë, një vajzë e moshës rreth 25-30 vjeç, ka pësuar djegie në rreth 100% të trupit, ndërsa një tjetër paciente ka pasur djegie në rreth 50% të trupit. Të dyja janë të moshave të reja.

Zjarri, që ka shkaktuar panik tek pushuesit në orët e para të mëngjesit, ka detyruar disa persona të hidhen nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *