Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së saj pas humbjes tragjike të një mikeje shumë të dashur. Nëpërmjet postimeve emocionuese në rrjetin social Instagram, Hadërgjonaj ka shpërndarë me publikun lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të parakohshme të një personi që ajo e konsideronte si motër shpirti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, duke shkaktuar tronditje dhe dhimbje të thellë. Sipas informacioneve, mikja e këngëtares humbi jetën në rrethana aksidentale, pasi ra në një pusetë të hapur në një nga rrugët e qytetit. Ky incident i papritur ka lënë këngëtaren e shkatërruar emocionalisht.
Albëria ka publikuar një fotografi krah mikes së saj të ndarë nga jeta, duke e shoqëruar me dedikime prekëse që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre. “Me këpute shpirtin me ikjen tënde zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh mikja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty,” ka shkruar ajo, duke shtuar se zëri dhe dashuria e saj e pakushtëzuar do t’i mungojnë pafundësisht.


