Donikë Gocaj, një qytetare nga Kosova, ka humbur jetën në një ngjarje tragjike në Manhattan, New York. Ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në një pusetë të hapur në mes të rrugës.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin, ndërsa mediat e njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar gjerësisht mbi këtë aksident fatal.
Ceremonia e varrimit të Donikë Gocajt do të mbahet të premten, më 22 maj, duke mbledhur familjen, miqtë dhe bashkëatdhetarët për t’i dhënë lamtumirën e fundit.


