Showbiz

Tragjedi në Ferizaj: 29-vjeçar gjendet pa jetë në Rakaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një 29-vjeçar është gjetur i vdekur. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Kosovës, viktima është identifikuar si një mashkull 29-vjeçar.

Rasti është raportuar në orën 07:35 të mëngjesit të datës 16 maj 2026, pasi një qytetar ka njoftuar për praninë e një personi pa shenja jete në fshatin Rakaj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit, duke përfshirë njësitë operative, hetuesit dhe ekipin mjekësor emergjent, kanë mbërritur në vendngjarje. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e 29-vjeçarit.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë vdekje. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, njësia e kr.imteknikës rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët po bashkëpunojnë për të sqaruar të gjitha detajet.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *