Showbiz

Tragjedi në Deçan: Vdes para kohe drejtori i Bujqësisë, Rifat Stojkaj

Komuna e Deçanit sot përballet me një humbje të madhe me ndarjen nga jeta të Rifat Stojkaj, drejtorit të Bujqësisë. 35-vjeçari humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, duke lënë pas një familje të shokuar dhe të pikëlluar.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Lloqan. Ndërkohë, për të nderuar kujtimin e tij, komuna e Deçanit do të organizojë një mbledhje komemorative që do të fillojë nga ora 15:00.

Vdekja e parakohshme e Rifat Stojkaj ka shkaktuar dhimbje të thellë në komunitetin e Deçanit, ku ai njihej për angazhimin dhe punën e tij në sektorin e bujqësisë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *