Lajmet e Fundit

Therje me thikë në Skenderaj: Dy të mitur në gjendje të rëndë dërgohen në QKUK

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përleshjet fizike midis të rinjve janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në vendin tonë, duke u shndërruar në një problem serioz për sigurinë publike. Një incident i tillë ka ndodhur herët në mëngjes në Skenderaj, ku dy persona u plagosën me thikë si rezultat i një përleshjeje.

Burimet e Gazetës Prishtina Post brenda Emergjencës në QKUK kanë njoftuar se dy viktimat janë sjellë në këtë qendër për trajtim mjekësor, pas plagëve të marra nga goditjet me një mjet të mprehtë.

Sipas informacioneve të Prishtina Post, viktimat janë të moshës së mitur dhe njëri prej tyre, sipas raportimeve fillestare, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndërkohë, Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme, ku është identifikuar një person i dyshuar.

Ky person është në arrati dhe Policia është në ndjekje të tij.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas përfundimit të procedurave hetimore nga Policia, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *