Dy persona janë arrestuar në Drenas, njëri prej tyre i mitur, pasi që të mërkurën kishin sulmuar dhe therur me thikë një person të mitur, transmeton Prishtina Post.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur ‘lëndim i rëndë trupor’ ndërsa me të po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Drenas./Prishtina Post/