Kulturë

“Tetori i librit” sjell në shqip pesë vepra të letërsisë franceze për fëmijë e të rinj

Në kuadër të “Tetorit të librit”, një muaji ku theksi vihet tek libri dhe lexuesit e tij, Ambasada e Francës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpallën fituesit e thirrjes për botimin në shqip të librave francezë.

Projekti i Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit do të mundësojë botimin në shqip të pesë veprave të letërsisë franceze në gjuhën shqipe.

Lexuesit shqiptarë do të kenë mundësi të lexojnë autorë francezë si Christelle Dabos, Jean Giono, Dominique Barberis, Neige Sinno, Christiane Rochefort të shqipëruar nga përkthyeset Lorena Dedja, Liliana Papa, Klarita Lagji dhe Blerta Hyska.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ato u përzgjodhën mes shumë aplikimeve të dorëzuara për këtë thirrje dhe janë libra për fëmijë dhe të rinj ose libra të vlerësuar me çmime në Francë.

Tetori, i cili përkon me ditëlindjen e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjenit, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës, është shpallur si muaji që i kushtohet librit e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë që ka ai në shoqëri./atsh/www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *