Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur para pak çastesh fshatin Tresh të rrethit të Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Sipas informacioneve paraprake nga qendra sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ishte pranë fshatit Tresh.
Aktualisht, ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale janë duke u vënë në lëvizje për të verifikuar nëse janë shkaktuar dëme materiale apo viktima nga ky tërmet. Më shumë detaje do të bëhen të ditura në vijim.


