E shtunë, 12 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Tërmet edhe në Spanjë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur herët të shtunën qytetin spanjoll të Granadës, në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe automjete.

Tërmeti është regjistruar pak pas orës 01:00, me epiqendër në zonën metropolitane të Alhendín, pranë Granadës. Lëkundjet janë ndier në një pjesë të gjerë të Andaluzisë.

Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa shërbimet emergjente kanë ndërhyrë në disa ndërtesa të dëmtuara. Pamjet e transmetuara nga televizioni spanjoll kanë treguar mbetje të rëna në rrugë dhe automjete të dëmtuara.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Autoritetet lokale kanë aktivizuar fazën e emergjencës për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Shërbimi i emergjencave 112 ka pranuar qindra njoftime për dëme materiale, përfshirë çarje në ndërtesa dhe rënie të pjesëve të fasadave e kulmeve.

Nënkryetari i qeverisë së Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin hyrjet apo daljet e panevojshme nga ndërtesat.

“Qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, ka apeluar ai, duke kërkuar kujdes nga zonat e dëmtuara.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *