Kulturë

Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda të vështira për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar betejës diplomatike për Kosovën gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë madje ai e quan luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik duke përmendur madje se pati biseda të vështira.

”Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë.

Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”.

 

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *