Showbiz

Tension në TËVË1: Panelisti Kadriaj tenton të sulmojë Spahiun, transmetimi ndërpritet

Një debat i tensionuar në studion e TËVË1 ka eskaluar në përleshje fizike, duke bërë që transmetimi të ndërpritet papritur. Analisti Mustafa Kadriaj ka tentuar të sulmojë kolegun e tij, analistin Nexhmedin Spahiu.

Fillimisht, Kadriaj kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga studio. Megjithatë, ai u kthye papritur dhe u përpoq të sulmonte Spahiun. Për të parandaluar sulmin, Spahiu u mbrojt duke kapur një gotë.

Moderatorja e emisionit, duke parë përshkallëzimin e situatës, ka ndërprerë pamjet nga studio. Nuk ka ende informacion të qartë nëse Kadriaj ka arritur të kryejë sulmin ndaj Spahiut.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *