Tension jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, Petro Koçi akuzon opozitën: Kjo është përpjekje për luftë civile

0
23
TRIK TRAVEL

Dita sot ka nisur me përplasje jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.Akuzave të opozitës, deputeti i PS-së Petro Koçi i është përgjigjur me kundërakuza.

Ai tha se kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile.

TRIK TRAVEL

Por menjëherë është çuar deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe i ka hequr mikrofonin.“Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur Sali Berishën, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista,” tha Deputeti i PD-së.Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda.Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit, nga një shishe parfumi.

Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije se këto janë akte që vënë rrezik jetën e deputetëve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim mbi ngjarjen.“Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë.

Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do merret prokuroria dhe SPAK,” tha Spiropali.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here