Tre persona janë lënduar sot në orët e para të mëngjesit, pas të shtënave me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e incidents, ndërsa njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
