Pas një periudhe të mbushur me koncerte dhe aktivitete intensive, këngëtarja e njohur shqiptare Tayna ka zgjedhur të tërhiqet nga vëmendja mediatike dhe të gjejë qetësinë në mes të natyrës.
Artistja ka ndarë me fansat e saj momente relaksi nga një destinacion malor, ku duket se po rigadhen me energji. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Taynën duke shijuar bukuritë e bjeshkëve dhe liqeneve, larg zhurmës së qytetit.
Në një nga fotografitë më tërheqëse, ajo shihet duke notuar në ujërat e kristalta të një liqeni, i rrethuar nga gjelbërimi mahnitës. Ky peizazh i qetë duket se i ofron asaj një ikje të nevojshme nga ritmi i ngjeshur i jetës artistike.
Tayna nuk ka lënë pa ndarë edhe takimet e saj me faunën e egër, duke shtuar një dimension aventuresk dhe unik kësaj periudhe pushimesh.
Një detaj që bie në sy është kujdesi me të cilin ajo ka përshtatur ambientin e saj me stilin personal. Edhe mobiljet, si tavolina e bilardos, janë zbukuruar me motive leopard, një shenjë dalluese e Taynës, duke dëshmuar se ajo ruan identitetin e saj artistik edhe në momente pushimi.
“Ditë-natë, po i njëjti print”, ka shkruar ajo, duke iu referuar dashurisë së saj për këto motive, të cilat i ka integruar në mënyrë elegante në pamjen e vendit ku po qëndron.
Këto pushime duket se janë një mundësi e shkëlqyer për Taynën për t’u rigjeneruar dhe për t’u kthyer më e fortë dhe e frymëzuar për sfidat e radhës në karrierën e saj muzikore.


