Lajmet e Fundit

Takimi i shumëpritur-Gruaja e MC Kreshës i shkon Rozanës në emision

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Rozana Erzina

Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”.

Përballë panelit të grave dhe këngëtares Rozana Radi, ajo ka diskutuar hapur mbi një temë mjaft të ndjeshme dhe të komentuar në shoqërinë tonë: “Vajzat shqiptare nuk rrinë miq me ish-të dashurit”.

Gjatë bisedës, Erzina shprehu qartë dhe prerë qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje. Sipas saj, kur dy njerëz ndajnë rrugët dhe nuk kanë fëmijë bashkë, nuk ka asnjë arsye për të ruajtur një miqësi të ngushtë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo theksoi se respekti mbetet dhe nëse rastësisht takohesh me ish-partnerin mund të shkëmbehet një “hello” (përshëndetje), por nuk ka pse të ketë mesazhe të tipit “si je, çfarë po bën”, pasi gjërat kanë përfunduar.

Megjithatë, Erzina shtoi se çdo gjë ndryshon rrënjësisht në qoftë se çifti ka fëmijë, ku komunikimi mbetet i domosdoshëm.

Këtij mendimi i është bashkuar plotësisht edhe Rozana. Ajo u shpreh se sado modernë të përpiqemi të jemi në jetë, kur një histori mbaron, ajo mbaron për disa arsye të caktuara.

Rozana ngriti pikëpyetjen se pse duhet që dikush të kërkojë ende këshilla nga një ish-partner, kur gjërat tashmë kanë marrë fund dhe secili ka vazhduar jetën e tij përpara.

Prania e Erzinës në studio u vlerësua maksimalisht nga Rozana, e cila gjatë transmetimit u shpreh.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *