Lajmet e Fundit

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes që Isni Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjykata Speciale e Kosovës, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt, për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij.

Gjyqtarja Marjorie Masselot, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që Kilaj t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri, pasi siç ka pretenduar ajo, ndryshimet e propozuara s’trajtojnë mjaftueshëm rreziqet e përshkruara.

Prishtina Post

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit” thuhet në njoftimin zyrtar të Speciales.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Specialja katër muaj më parë ka liruar Kilajn nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, me disa kushte ku përfshihej një dorëzani prej 30 mijë eurosh, të mos largohet nga territori i Kosovës, të tregojë për adresën e banimit dhe të japë deklarata publike në media.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *