Showbiz

Skandali i Laert Vasilit: Video intime dërguar Rene Refos, aktorja e demaskon publikisht

Një deklaratë e fortë nga Rene Refo po trondit rrjetin, duke nxjerrë në pah një episod shqetësues të përfshirë aktorin e njohur Laert Vasili. Gjatë finales së sezonit të podcastit të saj, “Zero fucks given”, Refo ka zbuluar një prapaskenë të rëndë që lidhet me aktorin.

Fillimisht, Rene Refo, vajza e aktores Julia Ilirjani, shprehu respekt dhe admirim për Laert Vasili si artist, duke vlerësuar edhe bashkëpunimet e tij të mëparshme me nënën e saj. Megjithatë, intervista e tyre ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin e saj.

Refo ka rrëfyer se pas realizimit të intervistës, Laert Vasili i ka dërguar një video me përmbajtje mjaft të papërshtatshme, e cila e ka detyruar atë të ndërpresë çdo komunikim të mëtejshëm me aktorin. Edhe pse nuk ka dhënë detaje specifike, ajo ka lënë të kuptohet qartë natyra e videos, duke e cilësuar atë si “shqetësuese”.

Ky incident ka pasur pasoja edhe në jetën sociale të Rene Refos. Ajo ka pranuar se ka refuzuar disa herë ftesa për evente publike, thjesht për të shmangur çdo mundësi takimi apo konfrontimi me Laert Vasili.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *