E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 akuza për abuzim seksual me të mitur

Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza ndaj një pediatri për 130 raste të abuzimit seksual, përfshirë edhe përdhunimin e fëmijëve, shumica e të cilëve ishin nën kujdesin e tij, në një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka shtyrë klinikat të forcojnë masat mbrojtëse.

Duke shpallur akuzat këtë javë, prokurorët deklaroinë se veprat e dyshuara janë kryer midis viteve 2013 dhe 2025. Ata nuk specifikuan sa fëmijë mendohet të jenë abuzuar.

“I akuzuari ngarkohet për shkelje kundër autonomisë seksuale në gjithsej 130 raste. Këto përfshijnë akuza për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve dhe përdhunim,” deklaroi zyra e prokurorit në kryeqytetin e landit, Potsdam, në një deklaratë të mërkurën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Mjeku dyshohet se shumicën e veprave i ka kryer “gjatë ushtrimit të detyrës së tij profesionale” në klinikat e grupit shëndetësor Havelland në qytetet Rathenow dhe Nauen të Brandenburgut.

“I akuzuari mbetet në paraburgim,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se aktakuza është ngritur më 6 maj. Një gjykatë rajonale në Potsdam do të vendosë nëse çështja do të shkojë në gjyq.

Në momentin e arrestimit të pediatrit, hetuesit kanë sekuestruar pajisje të ruajtjes së të dhënave që besohet se përmbajnë materiale relevante.

Gazeta Bild raportoi se ankesa e nënës erdhi pasi fëmija i saj dyshohet se ishte abuzuar gjatë trajtimit në repartin pediatrik të spitalit në Rathenow.

Pas publikimit të rastit në janar, grupi spitalor Havelland Kliniken deklaroi se po zhvillonte një hetim të brendshëm me ndihmën e ekspertëve. U zbulua se “protokolli i dy palëve”, bazuar në të cilit dy persona duhet të jenë të pranishëm gjatë ekzaminimit të një fëmije, nuk ishte respektuar gjithmonë.

“Akuzat minojnë besimin e pacientëve dhe familjeve të tyre,” deklaroi drejtori mjekësor i grupit, Mike Lehsnau.

Pas ngritjes së akuzave, grupi publikoi një deklaratë të dytë, duke thënë se do të “mbështesë plotësisht” prokurorët dhe do të ofrojë çdo informacion të nevojshëm. “Ngushëllimet tona shkojnë për të gjithë pacientët që mund të jenë dëmtuar, si dhe për familjet e tyre,” thuhej në deklaratë.

Në Francë, në maj të vitit të kaluar, një ish-kirurg, atëherë 74 vjeç, u dënua me 20 vjet burg pas një gjykimi tre-mujor për abuzimin seksual të qindra pacientëve, shumica nën moshën 15 vjeç – gjykimi më i madh për abuzim seksual të fëmijëve në historinë e vendit.

Joël Le Scouarnec punonte si kirurg i sistemit tretës në spitale publike dhe private në Brittany dhe në perëndim të Francës, shpesh duke operuar fëmijë me apendicit.

Ai u akuzua për 111 përdhunime dhe 189 sulme seksuale midis viteve 1989 dhe 2014 në një duzinë spitalesh. Shumë nga fëmijët që ai abuzoi ishin nën anestezi ose duke u zgjuar pas operacioneve. Mosha mesatare e tyre ishte 11 vjeç.

Vendimi shtoi presion mbi qeverinë franceze për të adresuar dështimet në sistemin shëndetësor dhe të drejtësisë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *