Lajmet e Fundit

Skandal Bankar në Prishtinë: Punonjës i Raiffeisen Bank Akuzohet për Shpërndarjen e Të Dhënave Private të Kryetarit Rama

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një incident serio ka tronditur ambientin bankar në Prishtinë, pasi një ish-punonjës i Raiffeisen Bank akuzohet për qasje dhe shpërndarje të paautorizuar të të dhënave bankare dhe transaksioneve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ngjarja, e cila ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë e të dhënave personale dhe konfidencialitetin bankar, u bë e ditur nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, pas ankesës zyrtare të kryetarit Rama, banka ka konfirmuar shkeljen dhe ka marrë masa duke e larguar punonjësin e përfshirë nga detyra.

“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij. Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka,” thuhet në deklaratën e Komunës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kryetari Rama ka shprehur revoltën e tij për këtë shkelje të rëndë të privatësisë dhe ka paralajmëruar veprime ligjore. Ai ka kërkuar nga Raiffeisen Bank të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e episodeve të tilla. Deklarata e Komunës shton se Rama do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj bankës dhe punonjësit, duke kërkuar përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar vlerësimin e përgjegjësisë penale të punonjësit sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ky incident vë në pikëpyetje standardet e sigurisë së Raiffeisen Bank në mbrojtjen e të dhënave të klientëve.

Deri në momentin e publikimit, Raiffeisen Bank nuk ka bërë asnjë reagim publik, duke shtuar kështu shqetësimet dhe spekulimet rreth menaxhimit të situatës. Rasti në fjalë thekson rëndësinë jetike të ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave bankare dhe pasojat e mundshme të shkeljeve të tilla për individët.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *