Showbiz

Siç nuk i keni parë kurrë më herët, Selin nxjerr prapaskenat e “DJ” krah Gimbos

Ish-fituesja e “Big Brother VIP” dhe balerina e njohur, Selin Bollati, ka vendosur të vijë më pranë ndjekësve të saj përmes një formati krejtësisht të ri.

Ajo ka publikuar vlogun e saj të parë në kanalin zyrtar në YouTube, të titulluar “#01 Hey YouTube , it’s Selin !!! | DJ BTS”, duke u dhënë fansave një biletë ekskluzive në prapaskenat e projektit të saj më të fundit me Gimbon.

Në këtë video, Selin ka dokumentuar çdo detaj nga xhirimet e videoklipit të remix-it të hitit “DJ”, në bashkëpunim me DJ Gimbo, ku ajo vjen si protagoniste kryesore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përtej punës intensive dhe profesionalizmit në sheshxhirim, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve është kimia e padiskutueshme mes dyshes.

Në vlog, balerina dhe DJ Gimbo shihen më pranë se kurrë: të qeshur si gjithmonë, plot energji, duke kërcyer dhe duke shijuar çdo moment lumturie pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të skenave të tyre të përbashkëta.

Kjo harmoni perfekte ka nxitur menjëherë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit.

“Edhe në një film s’besoj se dy personazhet kryesorë do ishin kaq perfektë me këtë kimi dhe bukuri që keni ju,” ka komentuar një prej fansave, duke përmbledhur më së miri atë që ndjeu çdo shikues sapo pa videon.

Ky vlog i saj në YouTube na tregoi detajet më të ëmbla që nuk u panë në videoklip. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *