E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike në Tallinn

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike me seli në Tallinn të Estonisë.

Anëtarësimi i Shqipërisë u formalizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e CCDCOE, ku iu bashkuan gjideklaroishtu Finlanda dhe Suedia, duke e çuar në 39 numrin e shteteve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar.

Ky hap vlerësohet si një zhvillim i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe për thellimin e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s në përballjen me kërcënimet në hapësirën digjitale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përmes këtij anëtarësimi, Shqipëria do të ketë mundësi për shkëmbim ekspertize, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe përfshirje në kërkime dhe analiza strategjike në fushën e mbrojtjes kibernetike.

CCDCOE, e themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO, është një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare në këtë fushë, e cila organizon edhe stërvitjen e njohur “Locked Shields”, ushtrimi më i madh i mbrojtjes kibernetike në botë.

Ky anëtarësim forcon më tej rolin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe bashkëpunimin me strukturat e NATO-s.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *