Showbiz

Shkëndije Mujaj, transformimi befasues: Nga ikona e showbizit te besimtaret e devotshme

Pas një periudhe të gjatë larg syrit të publikut dhe mediave, ish-figura mjaft e komentuara e skenës shqiptare, Shkëndije Mujaj, ka bërë një paraqitje të re në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një moment intim, duke u shfaqur teksa falet.

Shkëndija, e cila dikur njihej për paraqitjet e saj ekstravagante dhe shpeshherë provokuese, duke qenë një nga emrat më të përfolur të showbizit, duket se ka pësuar një transformim rrënjësor. Vitët e fundit, ajo ka zgjedhur të distancohet nga jeta publike dhe t’i përkushtohet praktikimit të fesë islame.

Paraqitja e saj më e fundit në platformat dixhitale vërteton ndryshimin e theksuar që ka ndodhur ndër vite. Imazhi aktual i Shkëndije Mujajt është dukshëm më i qetë dhe i karakterizuar nga një stil jetese më i moderuar, larg atij me të cilin publiku e shoqëronte gjatë kulmit të karrierës së saj në estradë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *