Showbiz

Shkaku i shpalljes “Non Grata” të Ikballe Hudutit në Shqipëri: Deklarata e Ministrit Lamallari

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Befort Lamallari, ka zbuluar detajet kryesore pas vendimit për ta shpallur Ikballe Hudutin ‘non grata’ në vend. Sipas Lamallarit, ky vendim është rezultat i grumbullimit dhe analizimit të informacioneve të mbledhura prej kohësh për Hudutin.

Lamallari shpjegoi për Euronews se veprimet janë bazuar në informacione të akumuluara dhe përpunuara në kohë, të cilat përfshijnë të dhëna nga agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimet inteligjente, në bashkëpunim edhe me partnerë ndërkombëtarë. “Ne mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim për sigurinë, sigurinë publike apo atë kombëtare, dhe për interesin publik”, tha ai.

Ai shtoi se Ministria e Brendshme ka mundësinë të ndërmarrë veprime parandaluese, duke kërkuar miratimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kur ka dyshime për financim të terrorizmit, nxitje të dhunës apo urrejtjes. “Kjo është puna jonë funksionale”, theksoi Lamallari.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ministri nënvizoi se çështja e Hudutit ka qenë në vëmendje prej kohësh. Ai gjithashtu sqaroi se, ndërsa respektohet e drejta e protestës dhe shqetësimet e qytetarëve, pjesëmarrja në protesta nuk ofron imunitet për persona që kanë një agjendë të caktuar, të dokumentuar nga agjencitë ligjzbatuese.

Vendimi për ta shpallur Ikballe Hudutin ‘të padëshiruar’ në Shqipëri është marrë për një periudhë 15-vjeçare.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *