E shtunë, 31 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kërkuan mbrojtje, gjetën vdekjen| Çfarë dënimi morën vrasësit e grave dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë? Disa procese ende të pazgjidhura ✦ Nga Ahmet Isufi deri tek Gazmend Hoxha, zyrtarët që dhanë dorëheqje për arsye morale ✦ Drama e Big Brother VIP Kosova: Elijona Binaj thumbon Benita Zenën, ish-konkurrentet rikthejnë debatet ✦ Dua Lipa Mbrohet Ligjërisht në Hong Kong: Fitore për Markën Personale Kundër Falsifikatorëve ✦ Fjoralba Ponari kundër Qeverisë: 1 Miliard Euro Abuzime dhe Taksat e Reja, një ‘Propozim të Pafytyrë’ ✦ Jonida Vokshi rikthehet në Big Brother VIP Kosova? ✦ Dorëheqja e Drejtorit të Policisë Hoxha: Përgjegjësi Morale Pas Tragjedisë së Arlinda Zekajt, Prishtina Post ✦ Musliu-Shoshi: 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, institucionet ende pa plan për mbrojtjen e historisë së luftës
Lajmet e Fundit

Sherr për motive xhelozie në Itali, 22-vjeçari shqiptar arrestohet për tentativë vrasjeje

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një debat që dyshohet se nisi për motive xhelozie ka përfunduar me përleshje pranë stacionit të trenit në Treviglio të Italisë. Një 35-vjeçar maroken mbeti i plagosur, ndërsa një shqiptar 22-vjeçar u arrestua.

Ngjarja ndodhi të enjten, rreth orës 22:00, pasi të dy zbritën nga i njëjti tren. bazuar në mediave italiane, mes tyre kishte nisur më herët një konflikt, në qendër të të cilit dyshohet se ishte një çështje xhelozie.

Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë 35-vjeçarin duke e kërcënuar të riun shqiptar me një thikë të madhe kuzhine në nënkalimin e stacionit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Përplasja vazhdoi në një parking në Viale Vittorio Veneto, ku 22-vjeçari dyshohet se e ndoqi dhe e goditi 35-vjeçarin me thikë në krah dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Treviglios pasi kishte humbur shumë gjak. Gjendja e tij më pas u stabilizua dhe ai vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Karabinierët e arrestuan shqiptarin po atë mbrëmje dhe sekuestruan një thikë palosëse, e cila dyshohet se u përdor gjatë përleshjes.

Gjatë marrjes në pyetje, 22-vjeçari pranoi se e kishte goditur 35-vjeçarin, por pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi ishte kërcënuar dhe sulmuar më herët prej tij.

I riu, banues në Verona, ndodhet në paraburgim nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rredeklaroinave të rastit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *