Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

0
105
TRIK TRAVEL

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi në një prononcim për Media ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje tragjike.


Ai ka tutje ka theksuar se është kërkuar që të angazhohet FSK-ja me ekipet e saja të zhytjes.

TRIK TRAVEL

“Ekipi i zjarrfikësve së bashku me 3 peshkatar që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji, por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi”, u shpreh Gashi.

Gashi bëri të ditur se pas arritjes së ekipeve të FSK është gjetur vetura dhe trupat e pa jetë.

“Kanë arritur ekipet e FSK me ekipin e zhytjes kanë filluar kërkimin dhe është gjetur vetura dhe trupat e pa jetë. FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ua kanë dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Pas tërheqjes së veturës kemi parë se në të ishte edhe në person i pa jetë”, ka thënë Gashi.

Ai theksoi se operacioni për gjetjen e turpave të pa jetë ka zgjatur deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndryshe Sinjali ka raportuar se tre të rinjtë që humbë jetë nga ky aksident tragjik janë: R.P, A.G dhe SH. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese./Prishtina Post/

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here