Lajmet e Fundit

Shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e Policisë: Mbështesim Kosovën për Sundimin e Ligjit në rrugën e tyre drejt BE-së

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e Policisë: Mbështesim Kosovën për Sundimin e Ligjit në rrugën e tyre drejt BE-së

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, me të cilën ka diskutuar se si të fuqizohet edhe më tej bashkëpunimi i shkëlqyer i vazhdueshëm për shërbim dhe mbrojtje më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Barbano ka deklaruar në rrjetin social “X” se ka pasur një diskutim mjaft konstruktiv me Gazmend Hoxhën.

Siç shtoi ai, ai përsëriti përkushtimin e vendosur të EULEX-it për të mbështetur institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në rrugën e tyre drejt BE-së përmes një roli mbikëqyrës dhe këshillues në ruajtjen e sundimit të ligjit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Në mesin e sfidave të pazgjidhura dhe mundësive të reja, ne diskutuam se si të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer të vazhdueshëm për t’i shërbyer dhe mbrojtur më mirë të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Barbano./Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *