Çifti i formuar brenda shtëpisë së famshme të ‘Big Brother VIP Albania’, Selin dhe Gimbo, kanë zgjedhur të ndajnë momente të veçanta me publikun e tyre. Së fundmi, ata janë shfaqur së bashku në një ambient plazhi, duke u dhuruar ndjekësve një pamje të lumtur dhe relaksuese.
Fituesja e edicionit të pestë të ‘BBVA’, Selin Bollati, ka qenë ajo që ka publikuar një fotografi të ëmbël në llogarinë e saj në Instastory. Pranë selfieve të tyre, Selini ka lënë një koment që ngacmon kuriozitetin e ndjekësve: “Shiko çfarë doli nga aparati i shumë kërkuar”. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta dhe ka konfirmuar më tej lidhjen e tyre, duke u dhuruar fansave një tjetër kujtim të përbashkët.


